Ndërtimi i Rozafa Tower, dega e PD-së Shkodër: Shkatërrim dhe fshirje e memories kolektive të familjeve shkodrane

Dega e Partisë Demokratike Shkodër, ka reaguar lidhur me projektin për ndërtimin Rozafa Tower në Shkodër ku fituese u shpall studioja prestigjioze spanjolle, Selgascano Architect.

Në një deklaratë për mediet, nënkryetarja e degës së PD, Irena Shestani tha se për këtë projekt nuk janë zhvilluar dëgjesa publike dhe nuk ka pasur as shqyrtim nga ana e ekspertëve.

“Qeveria që Shkodrës së kulturës e dijes i solli diskriminimin më të madh ndër shqiptarë që në vitin 2013, na paraqitet sot me këtë projekt monstruoz, i cili njësoj si pushteti popullor i komunistëve ka vetëm një qëllim: shkatërrimin dhe fshirjen e memories kolektive që familjet shkodrane kanë ruajtur për breza të tërë. Bashkëqytetarë të nderuar, projekti i kullës shkel në mënyrë flagrante Planin e Përgjithshëm Vendor të miratuar nga KKT më 16 tetor 2017. Ky projekt nuk është shqyrtuar nga ekspertët dhe nuk është sjellë në dëgjesa publike ku duhen të dëgjohen zërat dhe shqetësimet e qytetarëve shkodranë, që, siç e kemi ndjekur të gjithë këto ditë, janë të shumta”, tha ajo.

Shestani tha se po synohet që të zhduket trashëgiminë dhe identiteti i këtij qyteti.

“Në një kohë kur shkodranët po përballen me emigracionin masiv, varfërinë e rrënjosur dhe korrupsionin e përhapur, kjo kullë na paraqitet në mënyrë cinike si zgjidhja e problemeve të qytetit tonë. Kjo është fytyra e vërtetë e Partisë Socialiste! Paratë e taksapaguesve shpenzohen për propagandë dhe fasadë, ndërkohë që synojnë të zhdukin identitetin e rrënjosur thellë të qytetit tonë. Shkodra ka një traditë qe nuk mund të humbë, që nuk duhet të humbë dhe nuk duhet lane me humbë thoshte shkodrani i madh, Arshi Pipa”, tha ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.