Ndërtimi i rrugës së Dukagjinit / Aktualisht puna po vijon në kilometrin e tretë për zgjerimin e rrugës

RRUGA DUKAGJINIT
Prej më shumë se një muaji, ka nisur puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit.
Aktualisht puna po vijon në kilometrin e tretë për zgjerimin e rrugës
Projekti konsiston në sistemimin, profilimin e rrugës si dhe vendosjen e tombinove dhe mureve mbajtës nga Fshati Prekal deri në hyrje të Fshatit Lotaj, si dhe në restaurimin e veprave ekzistuese të artit dhe shtimin e tyre aty ku janë të domosdoshme.
Projekti i hartuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që financohet nga qeveria me vlerë prej 200 milionë lekë, ka si objekt mbrojtjen nga rrëshqitjet dhe ndërtimin e veprave të artit përgjatë këtij segmenti me gjatësi 17 km.
Rruga do të ketë një gjerësi të përgjithshme prej 5.00 m, duke ruajtur aksin e rrugës ekzistuese. Punimet pritet të përfundojnë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.