Ndërtimi i urës mbi lumin Bunë, Abazoviç thotë se është tregues i një të ardhmeje të përbashkët
![Ndërtimi i urës](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/05/Ndertimi-i-ures.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
ISH Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur nga Tirana se ndërtimi i urës mbi lumin Buna, përveçse shkurton distancën fizike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, krijon idenë e një të ardhme të përbashkët mes vendeve.
Sipas Abazovic, nëse mes dy vendeve rritet bashkëpunim dhe hartohet një masterplan konkrete për mirë menaxhimin e 33 km plazh nga Ulqini deri ne Kepin e Rodonit, zona do të kthehet në perlën e Ballkanit.
Këto deklarata ish kreu i qeverisëse se Malit i Zi i beri gjatë fjalës përshëndetës në Tiranë ku iu akordua dhe një çmim “lidership, qeverisja e mirë dhe shoqëri”.