Ndërtohet ujësjellësi i ri në Muriqan/ 1000 banorë të këtij fshati, përfitues të këtij projekti

Në Muriqan të njësisë administrative Ana e Malit, po zbatohet projekti i ndërtimit të ujësjellësit për së paku 1000 banorë të këtij fshati, furnizim me ujë 24 orë. Është ky një projekt i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, për të cilin investohet 98 milion lekë të rinj, fond i qarkut dhe i agjensisë kombëtare të ujërave dhe kanalizimve. Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, shoqëruar nga specialistët e këtij sektori, të njësisë administrative dhe OSHEE-së, inspektuan ecurinë e punimeve. Ndërsa superfizori i këtij projekti, Ergys Qyrku, u ndal në detajet kryesore të këtij projekti, i cili fillon nga Oblika për të mbërritur në kodrat e Muriqanit në depon e re dhe shpërndahet tek familjarët: Sipas ecurisë së deritanishme të punimeve dhe sigurimit të furnizonit me energji elektrike që do të kryhet nga OSSHE për depon e furnizimit, brenda muajit prill projekti do të jetë i përfunduar, siguruan specialistë.