Si rezultat i kontrolleve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Theth, të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie. Në vijim të veprimeve procedurale u vunë në pranga shtetasit Astrit Villi 44 vjeç dhe Gjon Dukgilaj 60 vjeç, të dy banues në Shkodër. Në Theth, 44-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kryente punime për ndërtimin e 3 objekteve prej druri, ndërsa 60-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kryente punime për ndërtimin e 1 objekti. 4 objektet do të përdoreshin për qëllime turistike. Kontrollet dhe verifikimet për të parandaluar, konstatuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e ndërtimeve, vijojnë në të gjithë territorin e qarkut.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.