Ndërtonte pa leje, arrestohet pronari / 59- vjeçari kryente punime me qëllim përfitimi nga turizmi
Ndërtimet pa leje në territorin e Bashkisë së Shkodrës janë vënë në qendër të vëmendjes. Ditën e premte, në qendër të qytetit, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IMT- ja e Bashkisë Shkodër, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, realizuan çmontimin e një platforme metalike, kat shtesë, në një hotel.
Ditën e sotme, për ndërtim pa leje, është vënë në pranga një shtetas 59- vjeçar. Sipas informacionit zyrtar të policisë së Shkodrës, ky shtetas po ndërtonte pa leje, me qëllim përfitime nga turizmi,
Pronari i objektit, një shtetas 59 vjeç, dyshohet se i ka kryer punimet me qëllim krijimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.
Duket se ky proces, i identifikimit dhe shembjes së ndërtimeve pa leje në territorin e Bashkisë Shkodër, vetëm sa ka nisur. Ndërkohë, IKMT, IMT e Bashkisë Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të veprojnë me forcën e ligjit për çdo shkelës të mundshëm.