Ndërtuesit presin rënie të porosive dhe ulje të çmimeve të apartamenteve

Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, sektori duket se po përjeton një fazë qetësimi. Në anketën e fundit të besimit të bizneseve të Bankës së Shqipërisë, sektori i ndërtimit nuk është optimist për të dytin muaj radhazi.

Sipas Bankës, treguesi i besimit në ndërtim (TBN) ra me 1.9 pikë përqindjeje në muajin tetor, ndonëse qëndron rreth 15 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rënia këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më pak optimiste për aktivitetin aktual ndërtues ashtu edhe për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin janë në rritje dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rënie.

indeksi i besimit në ndërtim iu kthye në territor negativ në shtator (-9.26), pasi kishte qëndruar pozitiv pothuajse përgjatë gjithë vitit dhe në tetor treguesi u përkeqësua dhe më tej në -11.2, duke treguar se pjesa më e madhe e ndërtuesve janë pesimistë për porositë në të ardhmen. Ky është niveli më negativ që nga tetori i vitit 2022.

Bizneset presin më pak porosi. Balanca e përgjigjeve[1] për pyetjen e kontratave porositëse ishte negative prej -28.5, që tregon se më shumë ndërtues presin që të ketë më pak porosi. Ky është niveli më i ulët që nga tetori 2022.

Bizneseve u bëhet pyetja: Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht? 1.Mëse mjaftueshëm (mbi normalen); 2.Mjaftueshëm (normal për sezonin); 3.Jo mjaftueshëm (nën normalen)

Edhe pritshmëria për çmimet është në rënie, ndonëse balanca mbetet pozitive prej 8, por ky është niveli më i ulët që nga qershori i vitit 2021. Kompanive u bëhet pyetja: Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm? 1. Do të rriten; 2. S’do të ndryshojnë; 3. Do të bien.

Më herët, përfaqësuesit e sektorit pohuan për Monitor se shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve ka filluar të ndikojë në trendin e rënies së kërkesës për prona me çmim shitjeje mbi 1,500 euro/m². Agjentët imobiliarë pohojnë se edhe rritja e normave të interesit të kredive dhe mungesa e një amnistie për të ardhurat e padeklaruara po tkurr numrin e blerësve të pronave.

Drejtuesi i agjencisë imobiliare “Future Home”, z. Fatjon Hysenbelliu, tha se ka rënë kërkesa për prona me vendndodhje pranë qendrës, me çmim shitjeje mbi 1,500 euro/m².

Ky trend është parë edhe për banesat e tjera në zonat afër qendrës. Në të kundërt, kërkesa për banesa rezidenciale në godinat e ndërtuara 2-3 vitet e fundit dhe në ndërtimet e sapopërfunduara në zonat jashtë Unazës së Vogël në Tiranë është e njëjtë me vitin e kaluar.

Edhe rritja e interesave po ndikon në frenimin e kredive hipotekore. Norma mesatare e interesit të kredive të reja në lekë për blerje shtëpie në muajin korrik 2023 arriti 4,04% nga 3.57% që ishte në muajin shkurt 2022 sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Për kreditë në euro norma mesatare në muajin korrik 2023 arriti 5,32% nga 3,54% që ishte për muajin shkurt 2022. Sipas të dhënave statistikore të Bankës së Shqipërisë, vlera e kredisë së re për shtëpi në muajt janar-gusht 2023 ishte 30,9 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022, kredia e re për shtëpi ra rreth 3%.

Një tjetër arsye e frenimit të kërkesës duket se lidhet me stepjen e blerësve informale Agjentët e shitjes së pasurive të paluajtshme pohojnë se ndërmarrja e një sërë hetimesh nga SPAK kundrejt figurave të fushës politike por edhe të sipërmarrjes, po jep ndikime në tregun e shitblerjes së pasurive të paluajtshme.

Blerjet e pasurive të paluajtshme nga paratë informale (aktivitetet e paligjshme, korrupsioni etj) vlerësohet se kanë qenë një nga burimet kryesore që kanë furnizuar tregun e pasurive të paluajtshme në vite.

[1] Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë treguesi i balancës merr vlera midis -100 dhe +100. Një tregues mbi 0 tregon për një numër më të madh të përgjigjeve pozitive sesa negative, në një tremujor të caktuar. MONITOR

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

9 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

9 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

9 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

9 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

9 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

9 hours ago

This website uses cookies.