balla
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka përgëzuar 2300 punonjësi e policisë, të angazhuar mbrëmjen e djeshme për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë.
“Meritojnë një përgëzim të madh 2300 punonjësit e policisë nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, të përfshira në mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe festimeve, përpara, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke”, shkruan Balla.
Gjithashtu, ministri ka shprehur mirënjohje edhe për qytetarët, që sipas tij mirëkuptuan masat e rrepta të policisë, dhe nuk shkaktuan incidente.
“Shumë mirënjohje qytetarëve që i mirëkuptuan masat e rrepta në këtë nivel të ri sigurie në stadiume, i cili mori dhe vlerësimin maksimal nga përfaqësuesit e UEFA, FSHF dhe Federata Çeke”.
Ministri e mbyll mesazhin e tij duke falenderuar dhe uruar lojtarët e Kombëtares, të cilët arritën një fitore mbresëlënëse ndaj Çekisë, me rezultatin 3-0.
Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…
Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…
Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…
Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…
Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…
This website uses cookies.