Ndeshja Shqipëri-Çeki, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

masat ndeshja me cekine

masat ndeshja me cekine

Në prag të ndeshjes s futbollit me kombtaren e Çekisë,  e cila do të luhet nesër (12 tetor) në orën 20:45 në Air Albania, policia e shtetit ka publikuar planin e masave.

Sipas njoftimit t Policis s Shtetit, plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Çekisë.

Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit,  policia do te ushtroje kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Po ashtu, policia thote se, “veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj”.

Gjithashtu mësohet se, Policia do të marr masa për kufizimin e qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Federatën Shqiptare të Futbollit;

Policinë Bashkiake;

Shërbimin Zjarrfikës;

Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);

Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

-Gjithashtu, janë vendosur kontaktet dhe po bashkëpunohet edhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Çekisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

-rruga “Papa Gjon Pali II”;

-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;

-rruga “Themistokli Gërmenji”;

-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;

-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.