“Ndeshja Shqipëri-Poloni pati tentativa për bileta false”, Balla: Masa të rrepta në përballjen me Çekinë

Ministri i i Brendshëm, Taulant Balla ka paralajmëruar masa të rrepta sigurie në ndeshjen Shqipëri-Republika Çeke.

Nisur nga raportimet që bëri Policia e Shtetit dhe FShF pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe asaj polake, Balla tha se Policia e Shtetit do të marrë nën përgjegjësi të gjitha portat e sigurisë në stadiumin ‘Air Albania’ pasi janë evidentuar raste që kanë shkelur rregullat gjatë ndeshjes.

Balla njoftoi dënime për të gjithë ata që tentojnë të hedhin materiale në fushë, ndërsa theksoi se personat me biletë false duhet të shoqërohet në Polici dhe të nisë hetimi penal.

Po ashtu Balla tha se plani i masave për ndeshjen me Çekinë është një hap i madh i kalimit të përgjegjësisë nga Policia Private tek Policia e Shtetit për të shkuar me gatishmëri.

Gjej rastin ta përgëzoj FSHF për vendimet e Komisionit të Disiplinës për përjashtimin nga pjesëmarrja në aktiviteti sportive të personave që hodhën materiale në fushë apo përdorën flakadanë në ndeshjen me Poloninë.

Nga pamjet filmike, që u vunë në dispozicion, kuptohet qartë kush ishin personat e përfshirë dhe që do të mbajnë përgjegjësi penale.

Këta persona nëse dedikohet që afrohen në stadium për ndeshjen e radhës, Policia do ti shoqërojë për thyerje të vendimit administrativ.

Po të njëjtat penalotet, për kundravajtet për të gjithë stjuartët që kanë lejuar të hapet porta e sigurisë të hyjnë dhe të papajisur me biletë në Air Albania, por këtu duhen nxjerrë dhe përgjegjësitë e punonjësve të Policisë që kanë qenë prezent në këto momente duhet të kishin ndërhyrë.

Portat e sigurisë nga ky moment e tutje do të jenë përgjegjësi e Policisë së Shtetit. Ndaj ndeshjes me Poloninë ka patur 12 mijë tentativa për bileta false, çdo qytetar ta ngulisë mirë në mendje se çdo dokument fals është vepër penale. Kur zbulohet me biletë false duhet të shoqërohet në Polici dhe të nisë hetimi penal.

Ne i kemi mundësitë të evidentojmë në gjithë 22.217 ulëset në stadium, evidentimin e emrit dhe përgjegjësisë. Dhe çdo tifoz që do ndjekë ndeshjen me Çekinë, ta ketë të qartë që ne dimë kush është ulur në atë ndenjëse dhe përgjegjësinë që ka.

Nga pamjet filmike i sistemit kuptohet qartë kush u përfshi në incidente dhe do të mbajë përgjegjësi penale.

Plani i masave për ndeshjen me Çekinë është një hap i madh i kalimit të përgjegjësisë nga Policia Private tek Policia e Shtetit për të shkuar me gatishmërinë, e gjej rastin ta falënderoj Drejtorin e Policisë, për të marrë ne më shumë përgjegjësi.

Natyrshëm Federata ta konsiderojë këtë bashkëpunim me PSh edhe një mënyrë sesi mund të ndihmojë Policinë, e këtu dua ta falënderoj FShF që po ndihmon për ndërtimin e një fushe sportive për forcat ‘Delta’ në Vlorë.

Besoj të gjejmë mundësi të tjera bashkëpunimi”, tha Balla.

Ndeshja Shqipëri-Republika Çeke, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” më datë 12 tetor, në orën 20.45.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formula 1/ Hamilton bën 30 xhiro në Fiorano, tifozët nuk përmbajnë gëzimin

Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…

11 hours ago

I ftohti arktik në SHBA – Regjistrohen 9 viktima, 4 nga hipotermia

Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…

11 hours ago

Subjektet akomoduese, status special edhe për 3 vite. Tabaku: Kundër ligjit me porosi

Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…

11 hours ago

PD denoncon PS: Hap zyrë elektorale në Selanik dhe e maskon si të KQZ-së

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…

11 hours ago

Dhunimi i Vladimir Bruçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…

11 hours ago

SHBA tarifa tregtare e BE-së dhe Kinës – Trump njoftoi edhe një investim madhor për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…

13 hours ago

This website uses cookies.