Lajme

Ndeshja Vllaznia-Tirana/ Hodhën lëndë piroteknike dhe kundërshtuan policinë, në pranga 4 persona

Katër persona janë arrestuar nga blutë e Shkodrës pasi teksa po luhej ndeshja e futbollit “Vllaznia-Tirana” hodhën në fushë lëndë piroteknike dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e polivisë.

Po ashtu u procedua penalisht edhe një 30-vjeçar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

“Në përfundim të veprimeve procedurale dhe hetimore, të kryera menjëherë pas ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Vllaznia-Tirana”, mbrëmjen e djeshme, në stadiumin “Loro Boriçi”, ku gjatë eventit sportiv, u hodhën lëndë piroteknike dhe u kundërshtuan me dhunë, punonjësit e Policisë të angazhuar për të garantuar rend dhe qetësi në stadium, Oficerët e Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

-bënë arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve të shoqëruar mbrëmë, menjëherë pas ndeshjes, D. P., 29 vjeç, Sh. X., 22 vjeç, Sh. S., 29 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim dhe duke ushtruar dhunë fizike;

-proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, shtetasin M. L., 30 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli fizik, 30-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 kapsollë”, thuhet në njoftim.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

3 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

3 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

4 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

4 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

4 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

4 hours ago

This website uses cookies.