Ndeshje Rugby në Shkodër, Kombëtaret e Shqipërisë dhe Malit të Zi ndeshen në “ Reshit Rusi”
Ekipi i regbisë së Shqipërisë ka zhvilluar ndeshjen ndërkombëtare me Malin e Zi , organizuar nga Federata Botërore e këtij sporti. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi ” të Shkodrës përfundoi me fitoren e ekipit fqinj, me rezultatin 10-34, pas një loje të fortë nga të dy ekipet.
Presidenti i Federatës Shqiptare të regbisë, Xhino Drangu, shprehet se pavarësisht se është një sport i ri, Shqipëria sa vjen e po përmirësohet.
Për trajnerin e ekipit , nuk kishte rëndësi rezultati ,pasi ekipi është në fazën e ndërtimit, ndërkohë që synohet dhe shtrirja e këtij sporti tek brezat e rinj.
Sporti regbi e ka zanafillën që në vitin 1823, kur lindi aksidentalisht nga një ndeshje futbolli në Angli. Ky sport filloi të praktikohej disa vite më parë me krijimin e klubit të parë Tirana Rugby Club, ndërsa këtë vit mori udhë dhe Kombëtarja regbi e Shqipërisë.