Ndihmë për fermat e vogla – Djaloshi: Fokusi gratë në zonat rurale

Mbështetja e fermave të vogla, me fokus ato që drejtohen nga gratë, ishte qëllimi i sesionit informues të zhvilluar nga Shoqata “Agro Puka” në kuadër të projektit “Rural- Albania”

Marije Frroku nga fshati Gjegjan tregon se ndihma ka qënë jo vetëm informuese,  por edhe me anë të granteve.

Drejtori i Agjensisë Rajonale të Bujqësisë , Pjerin Spathari , foli mbi rëndësinë që ka zhvillimi rural.

Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim vuri theksin tek rëndësia e implementimit të projektit.

Si përfaqësues kemi kënaqësinë të jemi prezent këtu sot.

Dua të theksoj faktin se është i rëndësishëm;  promovimi i zyrës së hapur në Pukë dhe që mbeshtetet nga ne.

 Ajo që ofron zyra është asistencë për fermat e vogla dhe ndërmarrjet e vogla që janë në bashkitë Puke e Fushë Arrës.  Prandaj, aktivitete si sot, që promovojnë shërbimet e Ruralbania e fokusuar kryesisht tek gratë në zonat rurale.

Duam të falenderojmë Agjensinë e Bujqësisë dhe të gjithë ju për bashkëpunimin.

Puka është i treti qytet i cili ka hapur qendrën e asistencës bujqësore dhe rurale, që synim ka jo vetëm informimin, por edhe ndihmën reale për fermerët e zonës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.