Ndihmës Sekretari amerikan për Çështjet e Narkotikëve viziton Tiranën, takohet me Ramën

Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve, Todd D. Robinson do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë.

Më datat 18-20 mars, Robinson do të vizitojë Tiranën bën me dije Departamenti Amerikan i Shtetit.

Pjesë e agjendës së tij do të jetë edhe takimi me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Gjithashtu në datat 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

SHBA është një mbështetëse e fortë e reformën në drejtësi në vendin tonë dhe një nga partnerët që ka kontribuar në mënyra të ndryshime lidhur me forcimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.