Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve, Todd D. Robinson do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë.
Më datat 18-20 mars, Robinson do të vizitojë Tiranën bën me dije Departamenti Amerikan i Shtetit.
Pjesë e agjendës së tij do të jetë edhe takimi me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.
Gjithashtu në datat 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.
SHBA është një mbështetëse e fortë e reformën në drejtësi në vendin tonë dhe një nga partnerët që ka kontribuar në mënyra të ndryshime lidhur me forcimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në…
Arratiset një i burgosur në Shënkoll te Lezhës. Sipas burimeve për RTSH, mësohet se i…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me…
Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula…
Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6…
Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të…
This website uses cookies.