Ndihmës sekretari amerikan, Todd Robinson takim me kreun e SPAK dhe drejtuesen e BKH-së

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit Todd Robinson, ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë kësaj të marte (19 mars) Robinson ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumanin dhe me drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj.

Mësohet gjithashtu se në fokus të këtij takimi ka qenë intensifikimi i bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve, ndërsa është ripërsëritur mbështetja e SHBA-ve për reformën në drejtësi.

Sipas burimeve, bëhet me dije se zyrtari amerikan gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet me zyrtarë të lartë, ndër të cilët edhe me Kryeministrin Edi Rama.

Pas vizitës në Tiranë, ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit Robinson do të udhëtojë drejt Kosovës më 20-22 mars, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Robinson ka punuar 2044-2006 në Ambasadën Shqiptare në Tiranë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.