Ndihmoi të aksidentuarin, arrestohet / Procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 42 vjeçar, banues në fshatin Kelmend, Malësi e Madhe, pasi më datë 07.01.2024, në Vermosh, me automjetin që drejtonte, ka përplasur 41 vjeçar me biciklet .
Pas aksidentit, autori ka lëvizur automjetin nga vendi i ngjarjes, për të dërguar 41-vjeçarin, në spital.
Gjithashtu janë referuar materialet në prokurori ku nisur procedimi në gjendje të lirë për një 44 vjeçare, banuese në Shkodër, pasi në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, me automjetin që drejtonte ka dëmtuar lehtë 54 vjeçar, banues në Shkodër, këmbësor.
Prokuroria ka nisur procedimin në gjendje të lirë dhe për 23 vjeçar, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndersa një 47 vjeçar nga shkodra po procedohet ne gjendje te lire , pasi për motive pronësie, me vetëgjyqësi, nuk ka lejuar të hyjë në pronën e tij, një përson .
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Gj., 62 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka prishur regjimin e sipërfaqeje toke, në fshatin Karmë, Pukë, duke kryer punime të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.