Categories: LajmeKronikë

Ndihmoi të aksidentuarin, arrestohet / Procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 42 vjeçar, banues në fshatin Kelmend, Malësi e Madhe, pasi më datë 07.01.2024, në Vermosh, me automjetin që drejtonte, ka përplasur 41 vjeçar me biciklet .

 Pas aksidentit, autori ka lëvizur automjetin nga vendi i ngjarjes, për të dërguar 41-vjeçarin, në spital.

Gjithashtu janë referuar materialet në prokurori ku nisur  procedimi në gjendje të lirë për një 44 vjeçare, banuese në Shkodër, pasi në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, me automjetin që drejtonte ka dëmtuar lehtë 54 vjeçar, banues në Shkodër, këmbësor.    

Prokuroria ka nisur procedimin  në gjendje të lirë dhe për 23 vjeçar, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndersa një 47 vjeçar nga shkodra po procedohet ne gjendje te lire , pasi për motive pronësie, me vetëgjyqësi, nuk ka lejuar të hyjë në pronën e tij, një përson . 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Gj., 62 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka prishur regjimin e sipërfaqeje toke, në fshatin Karmë, Pukë, duke kryer punime të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

22 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

22 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

23 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

23 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

23 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

23 hours ago

This website uses cookies.