Ndihmojnë Iranin, SHBA vendos sanksione ndaj Rusisë, Kinës dhe Turqisë

da5116fbe95a4cb78418df30c69eb218

da5116fbe95a4cb78418df30c69eb218

Administrata amerikane ka vendosur sanksione të reja që synojnë individë dhe subjekte në Iran, Rusi, Kinë dhe Turqi të lidhur me zhvillimin e dronëve dhe avionëve ushtarakë iranianë. 

Sanksionet synojnë 7 individë dhe 4 entitete në katër vendet për të cilat Uashingtoni thotë se “lehtësuan dërgesat dhe transaksionet financiare” për industrinë e prodhimit të avionëve të Iranit dhe përpjekjet e saj për të ndërtuar dronë (UAV) dhe avionë ushtarakë, njoftoi Departamenti i Thesarit i SHBA.

“Përhapja e vazhdueshme dhe e qëllimshme e dronëve iranianë i mundëson Rusisë, përfaqësuesve të saj në Lindjen e Mesme dhe agjentëve të tjerë destabilizues të minojnë stabilitetin global,” tha nënsekretari i Thesarit i SHBA për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson.

Uashingtoni kishte sanksionuar më parë pesë kompani me bazë në Kinë dhe një individ për shitjen dhe transportimin pjesëve të përdorura për dronët.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se priten më shumë sanksione kundër Republikës Islamike, edhe pse të dy vendet ranë dakord për një shkëmbim të të burgosurve këtë javë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.