Ndikimet e ndryshimeve klimatike / Trajnimi ka në fokus parashikimet e motit dhe sistemet e paralajmërimit

evis krymbi
Në Shkodër po zhvillohet trajnimi 3-ditor me tematikë “Parashikimet e motit dhe sistemet e hershme të paralajmërimit” organizuar nga Prefektura Shkodër me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Ervis Krymbi shpreh rëndësinë e zhvillimit të trajnimit në Shkodër për vetë kushtet specifike që ky qytet ka me varësinë e kushteve atmosferike dhe situatën e përmbytjeve që shpesh kanë krijuar problematika.
Impakti negativ që ka krijuar ndryshimi i klimës konstatohet edhe në shtratin e lumenjve që rrethojnë qytetin ndaj paraqitet si domosdoshmëri krijimi i sistemeve të hershme të paralajmërimit.
Konkluzionet që do të dalin nga ky trajnim do t’i vlejnë në mënyrë të veçantë institucioneve për ndërmarrjen e nismaveve ligjore dhe masave për minimizimin e pasoja që krijon ndryshimi i klimës.