Ndikimi i medias kundër dhunës gjinore – Prezantohet në Shkodër raporti monitorues

Përshkrimi i detajeve dramatike të ngjarjeve, mosrespektimi i privatësisë së grave të dhunuara, mënyra sipërfaqësore e trajtimit të dhunës janë disa nga konstatimet e monitorimit të trajtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore nga media audiovizive në vend, i realizuar nga Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare, në periudhën 1 korrik deri me 10 tetor 2024!
Konkluzioni i këtij monitorimi, që u prezantua në Shkodër në një takim me gazetarë dhe përfaqësues të mediave vendore, është se shpeshherë trajtimi i këtyre rasteve të dhunës ka rezultuar me pasoja të rënda për viktimat.
Roli i medias vlerësohet si tepër i rëndësishëm në mënyrën se si perceptohet dhe diskutohet në shoqëri fenomeni i dhunës me bazë gjinore, që sipas statistikave zyrtare është mjaft i përhapur dhe shpesh i padukshëm.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT 58% e gravenë Shqipëri kanë përjetuar dhunën.