Ndikimi i ngricave te rezervat ujore për bujqësi, nuk lejojnë pemët të çelin para kohe

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës, për specialistët e bujqësisë shihen pozitivisht. Ata thonë se toka ka nevojë për ngricë pasi në këtë mënyrë ndikon në shkriftimin e saj dhe krijimin e rezervave ujore.
“Toka shkriftohet si efekt i ngricave, sythet e pemëve frutore që të arrijnë pjellorinë kanë nevojë për temperatura të ulëta që të zhvillohen të gjitha proceset fiziologjike brenda sythit”, shprehet Dritan Pjeçi, specialit i bujqësisë.
Gjithashtu ngricat bëjnë të mundur që pemët të mos çelin para kohe.
Specialistët vërejnë se ndryshimet klimatike po e dëmtojnë shumë frutikulturën vitet e fundit.
Fermerëve iu rekomandohet që ta punojnë tokën gjatë vjeshtës në mënyrë që gjatë ngricave të dimrit, të kryhet procesi fizik i përmirësimit të strukturës së saj.