Ndikimi i reshjeve në bujqësi – Shimaj: Fermerët kujdes në kullimin e tokave
Reshjet e shiut të rena gjatë ditëve të fundit kanë patur ndikim pozitiv për fermerët.Sipas përgjegjësit të sektorit të specialistëve pranë agjensisë së ekstensionit bujqësor Hylvi Shima tashmë në sezonin e vjeshtës ku edhe reshjet mund të jenë më intensive, fermerët duhet të kujdesen për hapjen e kanaleve të dyta dhe të treta thotë Shima në mënyrë që uji të mos mbesë në toka.
Ky vit nuk ka qënë i kënaqshëm për vreshtarinë thotë Shimaj
Aktualisht fermerët krahas mbjelljes së kulturave të dyta, po përgatiten edhe për punimin e tokës për mbjelljen e grurit përgjatë muajit tetor. Ku pas reshjeve të rëna ky proçes kryhet më lehtë thonë ekspertët e bujqësisë.