Ndikimi mjedisor i autostradës Muriqan-Lezhë, grupi i ekspertëve prezantoi dokumentacionin e plotë të këtij seksioni
Autostrada Adriatiko-Joniane dhe ndikimi mjedisor dhe social i saj ishte fokusi kryesor i takimit të zhvilluar në mjediset e Bashkisë së Shkodrës me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë.
Seksioni Muriqan-Lezhë është pjesë e kësaj autostrade, e cila kalon në një pjesë të madhe të saj në territorin administrativ të Bashkisë Shkodër.
Ekspertët vendas dhe të huaj prezantuan dokumentacionin e plotë të këtij seksioni dhe ndikimin e tij në territoret ku kalon ai.
Dëgjesa e zhvilluar kishte pjesëmarrjen edhe të grupeve të interesit. Ata u njohën me aspektet e aktiviteteve aktuale dhe të planifikuara të projektit si dhe mjeteve për të zbutur rreziqet dhe ndikimet negative.