Ndotja e liqenit të Komanit/Turistët evidentojnë mungesën e pastrimit
Ndotja në Liqenin e Komanit vijon të jetë prezente edhe në këtë fillim sezoni turistik. Një panoramë aspak e bukur për pushuesit që i drejtohen Lumit të Shalës apo edhe Valbonës. Edhe vetë Turistët teksa flasin për bukuritë e natyrës që kjo zonë ofron, kërkojnë më shumë pastërti. Edhe pse ka pas disa ndërhyrje nga vullnetarët të cilët janë munduar sadopak që ta pastrojnë përsëri mbetjet urbane dhe ato drurore janë pjesa e shëmtuar përgjatë lundrimit në këtë Liqen.