Ndotja e lumit Kir/ Inertet që depozitohen po dëmtojnë edhe argjinaturën
Lumi Kir në të gjithë gjatësinë e tij është kthyer në vend depozitim mbetjesh. Inerte që dëmtojnë argjinaturën dhe shpesh-herë mbetje industriale që hidhen nga fabrikat e Shkodrës. Lumi që përshkon periferinë e qytetit rrezikon qindra banesa dhe dynymë tokë në kohën kur ka fryrje si pasojë e prurjeve të shumta ujore. Pothuajse e gjithë argjinatura në krahun e djathtë të Kirit nuk kryen asnjë funksion.Kur ka reshje lumi vërshon bëhet rrezikshëm dhe merr me vete mbetjet që përfundojnë nga lumi Buna drejt detit Adriatik.Devijimi i rrjedhës së lumit Kir për shkak të ndotjes që po i bëhet shtratit të tij pasohet nga dëme të mëdha mjedisore. Edhe pse në disa raste ka patur premtime se personat që ndotin këtë zonë duke hedhur inerte do të ndëshkohen me masa administrative gjobë, sporadike kanë qenë rastet kur personat e papërgjegjshëm janë përballur me ligjin. Ekspertët e mjedisit e cilësojnë hedhjen e inerteve jo në vendin e caktuar një emergjencë mjedisore që ndikon jo vetëm në ekosistem, por edhe në cilësinë e jetës dhe turizëm.