Ndotja lumenjve vjen në bregdet – Aksion për pastrimin e zonës së Vilunit në Velipojë
Në zonën e Vilunit në Velipojë, dhjetëra të rinj u angazhuan në një aksion pastrimi të bregdetit.
I inicuar nga organizata mjedisore “Eko Mendje”, ky aksion kishte për qëllim pastrimin e mbetjeve të shumta të nxjerra nga deti në breg, një pasqyrim ky i ndotjes alarmante të lumenjve të zonës veriore, të cilët derdhen në det përmes grykëderdhjes së Bunës.
Drejtuesit e organizatës dhe të rinjtë pjesëmarrës theksuan se, nisma të tilla nuk synojnë vetëm largimin e mbetjeve, por edhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi të pastër.
Bregdeti i Velipojës, edhe gjatë sezonit të dimrit, frekuentohet kryesisht gjatë fundjavave nga banorët e Shkodrës, duke e bërë edhe më të rëndësishme mbajtjen pastër të kësaj zone.