Lajme

Ndotja lumenjve vjen në bregdet – Aksion për pastrimin e zonës së Vilunit në Velipojë

Në zonën e Vilunit në Velipojë, dhjetëra të rinj u angazhuan në një aksion pastrimi të bregdetit.

 I inicuar nga organizata mjedisore “Eko Mendje”, ky aksion kishte për qëllim pastrimin e mbetjeve të shumta të nxjerra nga deti në breg, një pasqyrim ky i ndotjes alarmante të lumenjve  të zonës veriore, të cilët derdhen në det përmes grykëderdhjes së Bunës.

Drejtuesit e organizatës dhe të rinjtë pjesëmarrës theksuan se,  nisma të tilla nuk synojnë vetëm largimin e mbetjeve, por edhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi të pastër.

Bregdeti i Velipojës, edhe gjatë sezonit të dimrit, frekuentohet kryesisht gjatë fundjavave nga banorët e Shkodrës, duke e bërë edhe më të rëndësishme mbajtjen pastër të kësaj zone.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

7 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

7 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

7 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

7 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

7 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

7 hours ago

This website uses cookies.