Ndotja në liqenin e Fierzës, prefekti Gjana lajmëron masa të përshkallëzuara
Liqeni i Fierzës vazhdon të jetë basen grumbullues inertesh dhe mbetjesh urbane te verilindjes se vendit, Kosovës dhe Maqedonisë se Veriut.
Ndërsa në takimin që zhvilloi prefekti i qarkut Kukës Granit Gjana me drejtuesit e instucionet kërkoi që të arrihet angazhim maksimal dhe bashkëpunim. Gjana theksoi që për disa situata mjedisore nuk do të ketë tolerancë por masa të përshkallëzuara.
“Hartojmë një plan masash bashkë me policinë pasi subjektet minerare krejt mbetjet e tyre derdhen në liqen dhe kjo është e pa tolerueshme”, tha prefekti i qarkut të Kukësit Granit Gjana.
Përveç prefekturës edhe institucioni i qarkut dhe bashkia Kukës kanë në zbatim projekte ndërkufitare në bashkëpunim me Kosovën për gjetjen e zgjidhjes për të mbajtur pastër Liqeni e Kukësit.