Lajme

Ndotje masive në Liqenin e Fierzës – Vendosen rrjeta metalike për të penguar ardhjen e mbeturinave nga Kosova

Ndotja e sipërfaqes së liqenit të Fierzës është masive sidomos pas reshjeve të shiut në verilindje dhe Kosovë. Kjo ndotje krijon pamje të shëmtuar thuajse gjatë gjithë vitit në basenin më të madh ujëmbledhës në vend ndërsa shqetëson edhe peshkatarët që e frekuentojnë më së shumti.

Rrjetat metalike  të vendosura së fundmi në grykëderdhjen e lumit Drin për të penguar ardhjen e mbeturinave nga Kosova drejt Shqipërisë nuk kanë ndikuar për frenimin e tyre. Nuk mungojnë projektet dhe ndërhyrjet e tjera qoftë nga organizatat, autoritetet vendore etj por pa rezultat afatgjatë.

Ndërkaq niveli i ujit në liqen ka rënë me afër  30 metër, edhe pse prurjet për shkak të reshjeve të dy javëve të fundit janë shtuar ndjeshëm, me 300 metër kub ujë në sekondë, gjithsesi pritet përmirësim në vijim.    

Aktualisht niveli i ujit  është 265 metër ndërsa pika maksimale është 296 metër, nga 4 turbina që ka në total Fierza nuk po prodhon energji elektrike me qëllim ruajtjen e rezervës hidrike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

12 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

13 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

13 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

13 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

13 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

14 hours ago

This website uses cookies.