Ndou: Do përkrah kauzat sociale – Kreu i Qarkut Shkodër pret në takim përfaqësues të qendrave të përkujdesit social

edmond ndou madonnina

Kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti në një takim në hollin e këtij institucioni, përfaqësuesit e qendrave “Madonnina del Grappa” dhe “Buzëqeshja e Motër Lezës”, dy institucione të përkujdesit social.

 Ishte kërkesa e vetë drejtuesve të këtyre qëndrave që të zhvillonin një vizitë të tillë falenderuese ndaj kryetarit të Qarkut, Edmond Ndou, për të gjithë mbështetjen që ka dhënë në vazhdimësi ndaj tyre.

Ndou premtoi se do të vazhdojë të jetë përkrahës i këtyre kauzave dhe Qarku Shkodër do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet vendore e qëndrore, për të qënë pranë tyre.

Personat që trajtohen në këto qendra zgjodhën që bashkë me disa dhurata simbolike për drejtuesit e qarkut, të sillnin edhe interpretime artistike, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që marrin.

 Qarku i Shkodrës, çdo vit, përmes mbështetjes nga Ministria e Shëndetësisë, ka akorduar mbështetje financiare për këto institucione, duke mbuluar shpenzimet për stafin dhe pajisjet logjistike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.