“Ndre Mjeda” fituese i disa konkurseve, nxënësit me mesazhe sensibilizuese

Shkolla 9 -vjecare “Ndre Mjeda” në Shkodër në 3 konkurset pjesmarrëse në nivel vendor u vlerësua me çmime të para të dyta dhe të tretat. Përmes projekteve të realizuara nxënësit e klasave të 8-ta dhe të 9-ta janë fokusuar tek shkaqjet e ndotjes vecanërisht të derdhjes së ujërave të zeza në lumenj e liqen, dhe mënyra e zgjidhjes së situates.
Realizimi i flamurit shqiptar me materiale të riciklueshme nuk dha vetëm mesazhin e krenarisë dhe atdhetarizmit, por edhe atë të riciklimit të mbetjeve.
Për bashkëmoshatarët që nuk mund të dëgjojnë, një cd më rregullat e gjuhës shqipe përmes ka bërë që projekti i paraqitur në konkursin e gjuhës shqipe të klasifikohet ndër më të mirët.
Konkurse të tilla kanë për qëllim jo vetëm evidentimin e projekteve të cilat i shërbejnë edhe komunitetit, por të rrisin bashkëpunimin e punës në grup tek nxënësit.