Ndre Mjeda, patrioti dhe shkrimtari i shquar / Sot mbushen 157 vite nga lindja e këtij personaliteti të letrave shqipe
Ai ishte një nga patriotët, studiuesit dhe deputetët më të njohur shqiptar. Ndre Mjeda lindi më 20 Nëntor 1866. Ai do të shquhej në disa fusha. Veprimtarinë poetike Ndre Mjeda e nisi që herët. Poezia e tij shënoi kalimin nga letërsia e Rilindjes romantike, me problematikë kryesisht atdhetare, te letërsia e Pavarësisë, ku mbizotëroi problematika shoqërore dhe realizmi.
Poema romantike e njohur Vaji i bylbylit u shkrua më1887; në të ndihen fryma patriotike dhe nota përmallimi, që shquanin paraardhësit e tij. Ai i shkroi mallit për atdheun, për njerëzit dhe natyrën e vendit me bukuritë e saj.
Ndre Mjeda dha ndihmesën e tij edhe në fushën e gjuhësisë. Puna e tij u zhvillua në, gramatikë, leksikologji, filologji.
Për të janë realizuar materiale të ndryshme ku spikat dokumentari i Dom Nikë Ukgjinit “Andrra e jetës” ndërsa në Kukël gjendet edhe një Muze dedikuar figurës së patriotit dhe shkrimtarit të shquar. Ai është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve dhe të apasionuarve pas trashëgimisë kulturore.
Banesa është e ndërtuar me mur guri dhe e mbuluar me çati me konstruksion druri dhe tjegulla vendi. Gjithashtu edhe ndërkati i banesës është i ndërtuar me konstruksion druri, trarë druri, mbi të cilët është vendosur dyshemeja e drurit e katit të sipërm si dhe është fiksuar tavani i katit përdhe.
Ndre Mjeda do të kujtohet përgjithnjë për kontributin i tij të paharruar në shumë fusha.