Categories: KulturëLajme

Ndre Mjeda, patrioti dhe shkrimtari i shquar / Sot mbushen 157 vite nga lindja e këtij personaliteti të letrave shqipe

Ai ishte një nga patriotët, studiuesit dhe deputetët më të njohur shqiptar. Ndre Mjeda lindi më 20 Nëntor 1866. Ai do të shquhej në disa fusha. Veprimtarinë poetike Ndre Mjeda e nisi që herët. Poezia e tij shënoi kalimin nga letërsia e Rilindjes romantike, me problematikë kryesisht atdhetare, te letërsia e Pavarësisë, ku mbizotëroi problematika shoqërore dhe realizmi. 

Poema romantike e njohur Vaji i bylbylit u shkrua më1887; në të ndihen fryma patriotike dhe nota përmallimi, që shquanin paraardhësit e tij. Ai i shkroi mallit për atdheun, për njerëzit dhe natyrën e vendit me bukuritë e saj.

Ndre Mjeda dha ndihmesën e tij edhe në fushën e gjuhësisë. Puna e tij u zhvillua në, gramatikë, leksikologji, filologji.

Për të janë realizuar materiale të ndryshme ku spikat dokumentari i Dom Nikë Ukgjinit “Andrra e jetës” ndërsa në Kukël gjendet edhe një Muze dedikuar figurës së patriotit dhe shkrimtarit të shquar. Ai është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve dhe të apasionuarve pas trashëgimisë kulturore.

Banesa është e ndërtuar me mur guri dhe e mbuluar me çati me konstruksion druri dhe tjegulla vendi. Gjithashtu edhe ndërkati i banesës është i ndërtuar me konstruksion druri, trarë druri, mbi të cilët është vendosur dyshemeja e drurit e katit të sipërm si dhe është fiksuar tavani i katit përdhe.

Ndre  Mjeda do të kujtohet përgjithnjë për kontributin i tij të paharruar në shumë fusha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti-Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme parashikohet të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme…

15 hours ago

Kombëtarja: Të gjithë nën urdhrat e Silvinjos, në stërvitje edhe lojtarë nga Abissnet Superiore

Të hënën kanë nisur zyrtarisht përgatitjet e kombëtares për eliminatoret e kampionatit botëror 2026. Në…

15 hours ago

Zgjedhjet- Miratohet renditja e subjekteve zgjedhore, në fletën e votimit PD-ASHM numri 1, PS numri 5

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për…

15 hours ago

Platforma satelitore e RTSH kalon në parametra të rinj të sinjalit

RTSH vazhdon të përmirësojë vazhdimisht transmetimet për publikun shqiptar. Rrjeti RTSH transmeton 7 programe televizive…

16 hours ago

Kuvendi voton Këshillin Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar

Në seancën plenare të së hënës (17 mars), Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur me vota…

16 hours ago

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

3 days ago

This website uses cookies.