Ndregjoni: Opozita e harroi elektoratin/Unioni Mbarëkombëtar i ish-të Përndjekurve Politik rezerva ndaj së djathtës
Unioni mbarëkombëtar i ish të përndjekurve politik shpreh rezerva ndaj opozitës.Kreu i unionit Besim Ndregjoni thotë për RTSH Shkodra se sot opozita është në amulli të plotë. Elektorati që e ka votuar 34 vjet, ajo e ka lënë në harresë shprehet Ndregjoni. Sipas Ndregjonit të përndjekurit politik nuk janë trajtuar për kauzën që kanë përfaqësuar, por si shtresë në nevojë nga klasa politike.Shkodra me rrethina numëron 601 të pushkatuar nga regjimi komunist, 136 të vdekur ndër burgje, 2846 të burgosur politikë dhe 1924 të internuar politikë.