Ndreu paraqitet në SPAK: U thirra si person nën hetim, kallëzim politik nga PD për një trotuar

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kryebashkiaku Ndreu deklaroi në një prononcim për mediet se ishte thirrur si person në hetim.

“U thirra si person nën hetim për shpërdorim detyre. Është kallëzim politik, nuk ka të bëjmë më korrupsionin as shkelje të barazisë në tendera. PD nuk është dakord t’u bëjmë trotuaret qytetarëve dhe t’i shpëtojmë jetën. Ne kemi bërë trotuaret në një zonë të rrezikshme dhe t’i shpëtosh jetën qytetarëve, për këtë PD nuk është dakord. Kemi zgjidhur një problem madhor, nuk i ka shkuar për shtat PD-së së Lezhës, prandaj janë aty ku janë. Kjo nuk lidhet me mandatin, unë i kam shërbyer komunitetit”, tha Ndreu.

“Shpërdorimi i detyrës kërkon një dëm që i është shkaktuar shtetit apo të tjerëve dhe kjo nuk ka ndodhur. Unë nuk e shoh si të mundshme ngritjen e akuzave. Por nëse do të ngrihen akuza do të jem këtu për t’u përballur”, tha Ndreu.

Ai u shpreh se: “të jesh person nën hetim nuk do të thotë që je i akuzuar. Sa herë të më thërrasin do jem këtu sidomos për rastet kur fakti ka lidhje me një shërbim në komunitet më kanë çdo orë të ditës dhe të natës, sa herë të duan, do vij me dëshirë se jam votues, jam mbështetës publik i kësaj prokurorie, gjykate. Nuk kam dilema në këtë punë dhe nuk hyj në kategorinë e personave që qahen pse më thirrën këtu. Kanë bërë shumë mirë që më kanë thirrur, t’i sqarojmë gjërat”.

“Unë mbështes SPAK dhe do paraqitem gjithnjë kur të më kërkojnë për të shpjeguar veprimet e mija. Unë jam votues, mbështetësh publik i kësaj prokurorie. Unë nuk jam ajo kategori e njerëzve që qahen kur i thërret SPAK”, tha Ndreu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.