Ndreu: Trashëgimia kulturore e Lezhës, pasuri e brezave

lezha muzeu
Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu solli në vëmendje thesarin e pasur që ofron kjo bashki me monumente kulture, objekte kulti e gjetje arkeologjike.
“Ngjarje e figura të shquara dhe një trashëgimi e madhe kulturore, folklorike, veshje e etnografike etj, janë dëshmi për të kaluarën e qytetit 2400-vjeçar”, u shpreh Ndreu.
Kjo, sipas tij, “është pasuri e brezave dhe përbën detyrimin kundrejt të shkuarës e së ardhmes për t’i mbajtur dhe për t’i përcjellë ato me vlerat që mbartin drejt ardhmërisë”.
Lezha quhet edhe qyteti i Heroit Kombëtar. Në këtë qytet, Skënderbeu themeloi shtetin e parë të Arbërit me Besëlidhjen e Princave (2 mars 1444). Po ashtu Lezha është vendi ku prehet përjetësisht Gjergj Kastrioti Skenderbeu (17 janar 1468).
Tumat 3500 – 4000 vjeçare kodër varret ilire mbi kurrizet e malit të Rrencit dhe malit të Kakarriqit dhe Fregen, kalaja mbi qytet dhe shumë zbulime arkeologjike që datojnë që në shekullin e III para Krishtit janë disa prej thesareve që ofron ky qytet.
Zadrima e Lezhës quhet ndryshe edhe Toka e Shenjtorëve. Janë shumë objekte kulti që përbëjnë ngjarje unike dhe impresionuese. Kisha e Shën e Premtes në Balldre, Kisha e Zojës Nunciatë në Lezhë, Kolegji i Troshanit, Kisha e Shën Eufemisë në Kallmet, Kisha e Shën Barbara në Pllanë dhe Kisha e Martirëve në Blinisht janë motiv për turizmin religjoz dhe kulturor. .
Po ashtu në Lezhë ka ende vazhdimësi artizanati, ndërsa veshjet e larmishme janë ngjyrosja më e bukur në gjerdanin e kostumografisë shqiptare. Veshjet e Kallmetit dhe Pllanës janë unike dhe të pangjashme me asnjë zonë tjetër.
1 nga 8







