Ndreu: Trashëgimia kulturore e Lezhës, pasuri e brezave

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu solli në vëmendje thesarin e pasur që ofron kjo bashki me monumente kulture, objekte kulti e gjetje arkeologjike.

“Ngjarje e figura të shquara dhe një trashëgimi e madhe kulturore, folklorike, veshje e etnografike etj, janë dëshmi për të kaluarën e qytetit 2400-vjeçar”, u shpreh Ndreu.

Kjo, sipas tij, “është pasuri e brezave dhe përbën detyrimin kundrejt të shkuarës e së ardhmes për t’i mbajtur dhe për t’i përcjellë ato me vlerat që mbartin drejt ardhmërisë”.

Lezha quhet edhe qyteti i Heroit Kombëtar. Në këtë qytet, Skënderbeu themeloi shtetin e parë të Arbërit me Besëlidhjen e Princave (2 mars 1444). Po ashtu Lezha është vendi ku prehet përjetësisht Gjergj Kastrioti Skenderbeu (17 janar 1468).

Tumat 3500 – 4000 vjeçare kodër varret ilire mbi kurrizet e malit të Rrencit dhe malit të Kakarriqit dhe Fregen, kalaja mbi qytet dhe shumë zbulime arkeologjike që datojnë që në shekullin e III para Krishtit janë disa prej thesareve që ofron ky qytet.

Zadrima e Lezhës quhet ndryshe edhe Toka e Shenjtorëve. Janë shumë objekte kulti që përbëjnë ngjarje unike dhe impresionuese. Kisha e Shën e Premtes në Balldre, Kisha e Zojës Nunciatë në Lezhë, Kolegji i Troshanit, Kisha e Shën Eufemisë në Kallmet, Kisha e Shën Barbara në Pllanë dhe Kisha e Martirëve në Blinisht janë motiv për turizmin religjoz dhe kulturor. .

Po ashtu në Lezhë ka ende vazhdimësi artizanati, ndërsa veshjet e larmishme janë ngjyrosja më e bukur në gjerdanin e kostumografisë shqiptare. Veshjet e Kallmetit dhe Pllanës janë unike dhe të pangjashme me asnjë zonë tjetër.

1 nga 8

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

3 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

3 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

3 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

3 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

3 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

4 hours ago

This website uses cookies.