Ndreu: Zgjerohet harta e turistëve të huaj në LezhëBregdeti i Lezhës është shn…

Ndreu Zgjerohet harta e turisteve te huaj ne Lezhe Bregdeti

Ndreu Zgjerohet harta e turisteve te huaj ne Lezhe Bregdeti

Ndreu: Zgjerohet harta e turistëve të huaj në Lezhë

Bregdeti i Lezhës është shndërruar në pikë referimi për turistët vendas dhe të huaj edhe këtë sezon veror.

Edhe pse ende nuk ka shifra konkrete të turistëve të akomoduar në njësitë hoteliere të Lezhës, vihet re një shtim i numrit të tyre krahasuar me vitet më parë.

Këtë e konfirmoi kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili foli mbi sfidat e këtij sezoni turistik.

“Akoma nuk mund të flasim për shifra zyrtare pasi jemi në mes të sezonit. Gjithsesi situata është shumë e mirë dhe me më shumë pjesëmarrje nga vitet e kaluara. Rritja e njësive akomoduese ka bërë që të ketë më shumë shpërndarje, ku zona e Kunes ka marrë shumë klientelë. Kjo duke pasur parasysh se para 3 viteve ishte zonë me varfëri pjesëmarrje dhe investimesh bashkëkohore”, u shpreh Ndreu.
Shtrirja e zgjatur e zonave të plazhit dhe frekuentimi kryesisht i njësive akomoduese me kushte më të përmirësuara dhe me standarde, sipas kryebashkiakut të Lezhës ka bërë që konkurenca të lerë pas disa të tjera që kanë nivel të ulët shërbimi.

Duke folur për zgjerimin e hartës së turistëve të huaj që zgjedhin Lezhën, Ndreu tha se vihet re shtim i të huajve që vijnë nga të gjitha vendet e botës.

“Qartësisht duke pasur parasysh Talen, vijën bregdetare të lagunës Kune-Vain, Shëngjinin dhe Ranën e Hedhun, fluksi është rritur ndjeshëm”, tha Ndreu.

Sipas tij, Lezha është tashmë destinacion i preferuar.

“30 km vijë bregdetare, laguna Kune-Vain, pjesa historike e Lezhës, pjesa religjoze, artizane dhe kulinaria janë ndërthurja më spektakolare që rrallë e gjen kund. Çmimet nuk kanë pësuar rritje problematike as në plazhe dhe as në restorante”, tha ai.

Po ashtu, Ndreu theksoi se shërbimi i pastrimit dhe rregullit në plazhe është në nivele të larta.

Lezha ofron edhe atraksione të tjera turistike veç bregdetit.

I pyetur mbi promovimin e tyre dhe përfshirjen në guidat turistike, Ndreu theksoi se “ka ‘infopoint’ në Shëngjin ku gjen çdo informacion”.

“Ka guida, ka faqe në internet, ‘Welcome Lezha’, prsh, që janë të aksesueshme. Ka harta të vendeve që mund të vizitohen etj”, tha ai.

Pastërtia mbetet një nga pikat e forta të bashkisë Lezhë edhe gjatë sezonit turistik.

Ndreu u shpreh se është krijuar traditë tashmë në këtë drejtim.

“Është rritur dhe shkalla e ndërgjegjësimit të pushuesve, banorëve dhe operatorëve turistikë që bëjnë gjithashtu një punë të mirë në koordinim me bashkinë. Absolutist jemi më të mirët në këtë fushë”, tha ai.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.