Ndriçim led në fshatra, banorët e Trushit: Investim i domosdoshëm pas 30 vitesh

Një linjë e re e ndriçimit publik në fshatin Trush është tashmë në efiçencë për banorët e kësaj zone. Investimi ka përfshirë ndërtimin e rrjetit dhe vendosjen e ndriçuesve të rinj LED me kursim energjie. Ky investim për banorët vlerësohet shumë i domosdoshëm, për herë të parë pas 30 vitesh.
Më herët Bashkia Shkodër, përfundoi pajisjen me LED të 11 rrugëve në qëndër të qytetit, si përfituese e një fondi prej 50 milion lekësh të reja për ndriçimin rrugor , si një nga 4 bashkitë pilot fituese të projektit financuar nga qeveria zvicerane.