Ndriçimi i kalasë, ndërpriten punimet / Specialisti: Askush nuk jep përgjjigje, projekti nuk është i duhuri
Prej mesit të muajit shtator, puna për ndriçimin e kalasë mesjetare të qytetit të Lezhës
ka stopuar dhe instalimet për ndriçimin e kështjelles janë lënë përgjysëm.
Specialisti i Trashegimisë Kulturore në Lezhë Ded Margjoni thotë se askush nuk jep përgjigje mbi ndërprejen e punimeve, ndërsa sipas tij projekti që nisi të zbatohej nuk është i duhura, pasi bie ndesh me kriteret e vendosura për instalime në monumente të kësaj natyre.
Ndriçimi i kalasë së Lezhës është financim i Qeverisë Shqiptare, përmes Ministrisë së Kultures dhe parashikon rizhvillimin energjetik dhe artistik me fokus të veçantë në elementet identifikuese të kështjelles mesjetare, duke e bërë atë edhe më terheqëse për vizitorët.