Ndriçimi i qytetit, vijojnë punimet për vendosjen e ndriçuesve LED

Në qytetin e Shkodrës po vijojnë pandërprerë punimet për vendosjen e ndriçuesve LED, pjesë e projektit të Bashkisë , financuar nga qeveria e Zvicrës në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.Deri tani ka përfunduar vendosja e këtyre ndriçuesve në grupin e parë të rrugëve të përfshira në projekt, ndërsa tani po shkojnë drejt përfundimit punimet në grupin e dytë të rrugëve. Aktualisht, punimet janë përqëndruar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, një ndër rrugët kryesore të qytetit.
Qytetarët e vlerësojnë investimin, pasi ndriçuesit e mëparshëm krijonin një ndriçim të dobët në rrugët e qytetit.
Investimi konsiston në ndërrimin e ndriçuesve të mëparshëm halogjenë me ato LED , që vlerësohen nga specialistët më paqësorë me mjedisin dhe i japin një pamje më bashkëkohore rrugëve të qytetit të Shkodrës.