Ndriçimi rrugor gjatë verës – Sezoni turistik kaloi pa probleme, ndriçimi cilësor
Ndriçimi rrugor gjatë sezonit veror, në qytet dhe në zonat turistike, ka qënë një ndër prioritet e Bashkisë Shkodër .
Investimet e shumta në rrjetin e ndriçimit, si dhe vendosja e ndriçuesve Led kanë mundësuar një qarkullim më të lehtë në rrugë, por edhe i kanë dhënë një pamje me të bukur qytetit dhe të gjitha zonave turistike.
Për përgjegjësin, Elsid Sadiku, të gjitha investimet e bëra dhe angazhimi i maksimal i punonjësve kanë bërë që sezoni i zgjatur veror të kalojë me një ndriçim të plotë dhe cilësor.
Gjatë muajve në vijim Shkodra do të përfitojë edhe investime të tjera ,që synojnë në modernizimin e sistemit të ndiçimit rrugor.
Drejtuesit e Ndërrmarrjes së Shërbimeve Publike pranë Bashkisë shprehen se, edhe pas sezonit turistik veror , gatishmëria do vijojë të jetë maksimale, për të mos pasur asnjëherë probleme në ndriçmin rrugor të Shkodrës.