Haradinaj 711
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndryshe nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas takimit me Lajcak ka thënë pwr median pas takimit me Lajcak, se ka parë draftin dhe ka mundur ta lexojë në tërësi atë.
Megjithatë nuk dihet nëse Drafti është prezantuar në të njëjtin takim të përbashkët, apo nëse Haradinaj ka zhvilluar takim tjetër ndaras me Miroslav Lajcak. I pyetur nga gazetarët për këtë, Haradinaj s’ka treguar, vetëm ka dhënë detaje për Draftin që ka parë.
sipas medias në Kosovë, Z.Haradinaj ka thënë drafti i Asociacionit që ka parë çdo herë i referohet Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të vendit.
“Sapo përfunduam takimin me Lajcakun dhe ekspertë të tjerë që ishin me të. Patëm mundësinë të njoftohemi me dokumentin ta lexojmë në tërësi dhe të zhvillojmë një bisedë me hapat e mëtejmë me atë që e presin Kosovën”, ka deklaruar kreu i AAK-së.
Haradinaj ka treguar se Drafti shpjegon mundësitë që Asociacioni ua jep komunave me shumicë serbe dhe thotë se sipas Draftit nuk ndryshojnë përgjegjësitë e Komunave.
Ai ka treguar se krijohen lehtësira në arsim e shëndetësi.
“Kemi lexue draftin në tërësi. Ai e shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni iu jep Komunave me Shumicë Serbe , kuptohet çdo herë i referohet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Nuk ndryshojnë përgjegjësitë e Komunave dhe Asociaconi s’merr nga këto përgjegjësi. Po ashtu janë disa lehtësina që krijohen në arsim dhe shëndetësi. Komentet tona do t’i bëjmë pas shqyrtimit nga Kushtetuesja”, ka shtuar ai.
Ish-kryeministri ka treguar se në hyrje të dokumentit thuhet që drafti do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe për çdo ndryshim apo akt do të merret verifikimi i Kushtetueses.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.