Ndryshime në aviacionin civil, Balluku: Rrisim standarde dhe burimet njerëzore, ngremë Akademi Ajrore
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dha se ndryshimet që do bëhen në projektligjin për Aviacionin Civil lidhen me zhvillimin e standardeve dhe implementimin e rekomandimeve të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar ku Shqipëria aderon prej 1990.
Balluku tha se në verë të 2025 do të nis operimi i Aeroportit të Vlorës që do të jetë më i madhi në Ballkan si dhe do hapet garza për aeroportin e Gjirokastrës.
Këto rritje në infrastrukturës së aviacionit civil, tha Ballaku, kanë nevojë edhe për kapacitete njerëzore ku do të ngrihet dhe Akademia Ajrore që ka për qëllim trajnimin dhe sigurimin e burimeve njerëzore.
“Trafiku ajror në vend ka rritje progresive ku në 2024 do rritet me 10 % krahasuar me 2023. Në 2023 trafiku ajror tejkaloi vitet paraardhëse në fluturime duke e renditur Shqipërinë në vendin e parë në Evropë për rikuperimin e trafikut pas pandemisë me një rritje +31%. Kjo si pasojë e shtimit të kompanive ajrore dhe shtim të destinacione të reja. Parashikimi për 2024 tregon një rritje me 32 % të fluturimeve terminale krahasuar me 2023. Për të realizuar një objektiv të rëndësishëm strategjik ku në verën e 2025 do të nis operimin e Aeroporti i Vlorës, aeroporti më i madh në Ballkan duke e kthyer Shqipërinë në një hallkë edhe në fluturimet transoqeanike. Një strategji kombëtare për Aviacionin civil është ajo që sot po zbatohet dhe po kryhen të gjitha këto arritje. Nisim procedurat për garën ndërkombëtare të Aeroportit të Gjirokastrës. Kemi nevojë për të rritur kapacitetet dhe burimet njerëzor që do shërbejnë në këto aeroporte. Kemi vendosur të themelojmë Akademinë Ajrore qe do ketë si qëllim të saj rritjen e kapaciteteve njerëzore. Projektligji ka për qellim aderimin e vendit në protokoll të rëndësishëm në konventën të aviacionit civil ndërkombëtar. Këto ndryshime kanë të bëjnë më zgjerimin e anëtarësimit në këshillin e ICAO-s dhe rritjen e numrit të anëtarëve në komisionin e lundrimit ajror. Këto ndryshime ofrojnë zhvillim të standardeve dhe praktikave të rekomanduara dhe implementim të tyre. Aviacioni civil ka një kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Balluku.