Categories: LajmeSportFutboll

Ndryshime në kampin kuqeblu / Largohet Elvis Plori, Tefik Osmani, drejtor sportiv i KF Vllaznia

Prej disa ditësh përflitej se Tefik Osmani do të merrte detyrën e drejtorit sportiv të KF Vllaznia, dhe një gjë e tillë nuk vonoi të bëhej realitet. Nga sa bëhet e ditur, vendimi që Osmani të merrte këtë detyrë ishte marrë që në mesjavë, por udhëtimi në përbërje të delegacionit sportiv të FSHF-së për ndeshjen e kombëtares në Moldavi i presidentit të kuqebluve, Alban Xhaferi e shtyu për dy-tre ditë zyrtarizimin e tij. Kështu, menjëherë pas kthimit nga Moldavia, njëshi i klubit kuqeblu Xhaferi, pati një takim kokë më kokë me Tefik Osmanin, ku nga sa mësohet nuk ka zgjatur shumë, sepse realisht palët kanë pasur një dakortësi edhe më herët përmes bisedave telefonike. Pas nënshkrimit të marrëveshjes në fjalë, ish drejtori i bardhebluve, Tefik Osmani, është zyrtarizuar menjëherë mbrëmjen e djeshme në postin e drejtorit sportiv të KF Vllaznia.

“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë Klubit tonë me z.Tefik Osmani. Ai vjen mbas një përvoje të konsoliduar në menaxhimin sportiv, të sukseshme dhe plot trofe. Me këtë rast Klubi falenderon përpjekjet dhe përkushtimin e z. Elvis Plori për kontributin e tij të vazhdueshëm në klubin tonë”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia.

Në këtë mënyrë, dyshja që ndërtoi Vllazninë e këtij sezoni, Elvis Plori-Migen Memelli, që sipas rezultateve negative të regjistruara në pjesën e parë të sezonit, nuk ishte në pritshmërinë e asaj që kërkohet nga klubi kuqeblu, largohet nga detyra, duke ia lënë vendin dy Osmanëve, Qatipit, trajnerit të njohur nga Tetova e Maqedonisë së Veriut dhe Tefikut, ish futbollistit dhe zyrtarit kampion me bardheblutë, por edhe me Vllazninë, të cilët kanë marrë përsipër rikthimin e Vllaznisë në ditët e saj më të mira.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për…

17 hours ago

Moti- Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…

17 hours ago

OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja…

17 hours ago

Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit…

17 hours ago

PD ka prezantuar kandidatët në Shkodër, Berisha: Kemi përballë narko-shtetin, ndaj është fushata më e rëndësishme e 34 viteve të fundit

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës,…

17 hours ago

Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…

2 days ago

This website uses cookies.