Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj paraqiti në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore ndryshimet në ligjin “Për shërbimin veterinar” , që synojnë forcimin e monitorimit dhe inspektimeve në këtë sektor për të garantuar siguri ushqimore sipas standardeve të BE-së.
Ministrja Denaj tha se “ky është një sektor shumë i rëndësishëm brenda kuadrit të sigurisë ushqimore”.
“Ne vijmë me një situatë epizootike shumë të pastër, ndërsa në rajon e vende të tjera ka pasur raste epizootike. Ne kemi ruajtur një situatë epizootike të pastër edhe kur fqinji ynë Greqia u prek nga murtaja. Ndërsa ndryshimet ligjore që parashtrojmë sot e përafrojnë kuadrin ligjor me BE dhe vijnë në linjë me përpjekjet e qeverisë për integrimin në BE”, tha Denaj.
Sipas saj, ndryshimet përmbushin një kërkesë të plotë sipas BE-së, për prodhimin, kontrollin dhe cilësinë e produkteve veterinare për të garatuar sigurinë ushqimore në vend.
Ajo tha se, ligji i mundëson prodhuesve të rrisin prodhimin ndërsa do të lehtësohen dhe barrierat administrative për regjistrimin e barnave veterinare të importit.
Sipas saj, produktet veterinare që tregtohen në 200 farmaci në të gjithë vendin, ndikojnë mbi kontrollin e sëmundjeve dhe korniza e qartë rregullative që paraqitet garanton siguri maksimale.
Ministrja tha se, ndryshimet ligjore garantojnë gjurmueshmërinë në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe këto risi ligjore reflektojnë 15 propozime të grupeve të interesit dhe aktorëve të fushës që iu përgjigjen nevojave aktuale që paraqet sektori.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.