Ndryshime në ligjin për turizmin, Kumbaro: Nuk i përgjigjej realitetit. Vizioni ynë, turizëm gjithëvjetor

Kumbaro
Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për turizmin. Sipas Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro ligji i 2015-ës nuk i përgjigjej më realitetit e dinamikave të reja dhe ndryshimet e miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, sipas saj, do të japin garanci për shërbime më cilësore, e do ndikojnë pozitivisht në nxitjen e turizmit gjithëvjetor.
“Miratuam ndryshimet në ligjin e turizmit 2015 pasi nuk i përgjigjej realitetit dhe dinamikave të reja. Sektori privat ka ecur me ritëm shumë më pozitiv se disa nga dispozitat ligjore dhe vizioni i qeverisë është shumë më i avancuar se ligji i 2025-ës.
Kjo bënte të nevojshme, nevojën për ndryshime ligjore, për realitetet e reja që shfaqen në tregun e turizmit në sektorin privat, për kërkesat e reja që vijnë nga konsumatori për të dhënë garanci më shumë për shërbime më cilësore, për kërkesat për të pasqyruar disa realitet të strukturave akomoduese që nuk ishin në ligjin ekzistues”, deklaroi Kumbaro.