Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizin shefat e komisariateve në Lezhë dhe Lushnje
Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit! Burime bëjnë me dije se ka lëvizur shefi i komisariatit në Lezhë, Behar Caka i cili është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ndërkohë, në vend të tij në Komisariatin e Lezhës është emëruar Agim Hoxha.
Lëvizje ka patur edhe në komisariatin e Lushnjës, ku Agim Basha është emëruar në Akademinë e Sigurisë. Pozicioni i lënë bosh prej tij në komisariatin e Lushnjës është plotësuar nga Edmond Pjetri.