Ndryshime ne qeverine e Albin Kurtit ministri i Mbrojtjes pritet
Ndryshime në qeverinë e Albin Kurtit, ministri i Mbrojtjes pritet të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës
Kabineti qeveritar i Albin Kurtit pritet të pësojë ndryshime. Armend Mehaj, i cili deri më tani mban postin e ministrit të Mbrojtjes, pritet të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Sipas asaj që transmeton RTK, ministri Mehaj nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës.
Kjo lëvizje në qeverinë e Albin Kurtit vjen në një kohë kur situata në veri të Kosovës mbetet ende e pazgjidhur, megjithëse kryeministri ka bërë të ditur reduktimin e forcave policore nga veriu.
Ndërkaq, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe rifillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike. Moti…
Manchester United u kualifikua në çerekfinalet e Europa League, pas fitores 4-1 kundër Real Sociedad…
Tjetër arritje historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore Speciale, të cilat janë duke u…
Një ditë polemikash të nxehta në Madrid dhe nuk mund të ishte ndryshe pas eliminimit…
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mori pjesë në mbledhjen e Komiteti HatTrick të UEFA-s, që…
Deputetët miratuan në Kuvend të enjten me 73 vota pro, projektligjin “Për Paketën e Maleve”,…
This website uses cookies.